Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2025

Pse opozita është më e dobët se kurrë (dhe kjo është e rrezikshme)

Opozita shqiptare, përkundër përpjekjeve të shumta për t’u ristrukturuar, është më e dobët se kurrë. Kjo situatë krijon një rrezik të madh për Shqipërinë, pasi një opozitë e dobët do të thotë mungesë kontrolli dhe mundësi më të mëdha për abuzime me pushtetin. Në këtë postim, do të analizojmë pse ky është një rrezik serioz dhe çfarë mund të ndodhë nëse opozita vazhdon të mbetet e pafuqishme. Shqiptarëve iu duhet me patjetër një opozitë e fortë, dhe kjo, me shumë mundësi, nuk është Partia Demokratike aktuale. Ja pse: --- 1. Mungon një lider opozite i fortë Sali Berisha është dhe ka për të qenë një ndër mallkimet më të mëdha të Shqipërisë, pasi e ka lënë këtë shtet pa një opozitë të fuqishme. Opozita është shumë herë më e rëndësishme se partia në pushtet, pasi është opozita ajo që vëren gabimet në qeverisjen e vendit dhe i paraqet ato në institucionet përkatëse. Ne nuk e kemi këtë opozitë. Ne kemi shokun e ngushtë të Edi Ramës, të cilët kanë interesa të përbashkëta: njëri të qëndrojë në p...